Bota

Takimi i Komisioneres së BE-së me Mitsotakis, çështja e azilkërkuesve


Komisioneria i Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian (BE), u takua të martën, me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ai ka zhvilluar më parë një turne në dy ishuj lindorë në Detin Egje, vendet më të prekur nga migrimi, në Evropë.

BE aktualisht po punon për një pakt të ri migrimi, mbi çështjen e azilkërkuesve që duan të hyjnë në BE. Grupet që mbrojnë të drejtat e refugjatëve, kanë kritikuar politikat e migracionit, të BE-së, duke i cilësuar si “çnjerëzore”.

Vendet jugore të kontinentit, të cilat janë portë kryesore hyrëse për migrantët, kanë kërkuar prej kohësh nga vendet e BE-së, shpërndarjen e azilkërkuesve në mënyrë të drejtë.

Greqia, Italia, Spanja, Malta dhe Qipro kanë formuar një grupim lobimi për ndryshime në paktin e ri të migracionit.

Komisioneria i BE-së, Ylva Johansson, mirëpriti zhvendosjen e migrantëve në vendet e tjera anëtare të BE-së. Kjo pasi numri i azilkërkuesve në ishujt grekë kishte rënë ndjeshëm, nga 42 mijë në vitin 2019 në 14 mijë.

Johansson theksoi nevojën për solidaritet midis 27 vendeve anëtare të BE-së, në trajtimin e çështjes së migracionit.

Kampi i refugjatëve

Vitin e kaluar, Kampi i mbipopulluar Moria-s në Lesbos, u dogj i tëri. Banorët e tij janë zhvendosur në një kamp të përkohshëm, prej çadrash, të vendosur në një ish poligon ushtarakësh.

Kampi ka pasur dhe probleme me përmbytje, për të cilat ministri grek i Migracionit, Notis Mitarachi, është shprehur se po punohet për të.

Struktura në Samos, e ndërtuar për të strehuar më pak se 650 njerëz, mbetet tej mase e mbipopulluar. Aktualisht, ka më shumë se 3 mijë njerëz që jetojnë në kamp.

Një vendstrehimi ri është duke u ndërtuar në Samos, ndërsa  të tjerët janë planifikuar për disa nga ishujt e vendit

Johansson tha të hënën se, BE po siguronte 276 milionë euro (325 milionë dollarë amerikanë) për ndërtimin e objekteve të reja të migrantëve.

Organizatat për të drejtat e refugjatëve kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj politikave të migrimit që BE ka zhvilluar.

Marrëveshja e 2016-ës, mes BE-Turqi, për azilkërkuesit, parashikon qëndrimin në ishujt, deri në pritje të kthimit tyre në Turqi, nëse kërkesa për azil nuk është e suksesshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore