Lajme

Sulmi me raketa në Zaporizhzhia vrau të paktën 17 persona


Të paktën 17 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën pasi raketat goditën qytetin ukrainas të Zaporizhzhia të shtunën.

Kjo, sipas ushtruesit të detyrës së kryetarit të bashkisë së qytetit, Anatoly Kurtev.

Sulmi, i cili filloi rreth orës 19:00 (sipas orës lokale), shkatërroi pesë shtëpi dhe dëmtoi ndërtesa banimi dhe rrugë, tha Kurtev të shtunën në kanalin e tij zyrtar Telegram.

Zaporizhzhia është një qytet i madh në Ukrainën jugore, jo shumë larg vijës së frontit, dhe vendi i një termocentrali bërthamor që komuniteti ndërkombëtar po e mbikëqyr me kujdes.

Një pjesë e rajonit më të gjerë është e pushtuar nga forcat ruse.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi masat këtë javë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, përfshirë Zaporizhzhia-n, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore