Sport

Stagnojnë negociatat Liverpool – Salah


Mohamed Salah e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Liverpool, por bisedimet për kontratën kanë stagnuar.

Marrëveshja aktuale e 29-vjeçarit në Anfield përfundon në qershor të vitit 2023, dhe pavarësisht faktit se trajneri i tij Jurgen Klopp tha se negociatat për vazhdimin e kontratës së tij po shkonin mirë, bisedimet thuhet se kanë rënë në një pengesë.

Egjiptiani ka qenë në formë të mirë në muajt e fundit dhe ai dëshiron që kjo të reflektohet në kontratën e tij në formën e rritjes së pagës, dhe megjithëse Salah nuk mendon se kërkesat e tij janë të tepërta, Liverpool nuk është e gatshme t’i përmbushë ato.

Sipas gazetës Mirror, egjiptiani do të donte të paguhej 400,000 funta në javë, gjë që do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në Premier League, së bashku me Cristiano Ronaldo-m (500,000 funta në javë) dhe Kevin De Bruyne (400,000 funte në javë).

Shifra të tilla do të thyenin strukturën strikte të pagave të Liverpool-it, e cila po shkakton probleme mes Salah dhe klubit.

Lojtari dhe ata që e rrethojnë e dinë se në moshën 29-vjeçare kjo mund të jetë shansi i tij i fundit për të nënshkruar një kontratë të madhe, por nëse një marrëveshje nuk arrihet deri në verë, Liverpool mund të zgjedhë ta shesë atë për të shmangur ta humb atë falas.

Nëse situata nuk zgjidhet, Salah mund të bëhet një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore