Lajme

Si u kthye në blu qielli i Pekinit, në kohë për Lojërat Olimpike Dimërore


Qielli blu që përshëndet atletët olimpikë në Pekin është një ndryshim i madh nga vetëm një dekadë më parë, kur ndotja e ajrit, e quajtur “Airpocalypse” u fajësua për frikësimin e turistëve.

Ajri i kryeqytetit kinez ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, por është diçka më e mirë se vitet e kaluara.

Ndotja famëkeqe e qytetit u bë lajm edhe në vitin 2016, kur CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, postoi një foto të tij duke vrapuar në mjegull nëpër sheshin Tiananmen me një buzëqeshje në fytyrë.

Çfarë ndryshoi?

Pasi ndotja arriti nivele rekord në 2013 dhe u bë burim i vëmendjes së mediave dhe pakënaqësisë së gjerë, Kina nisi një plan ambicioz për të luftuar ndotjen e ajrit.

Përpjekjet që pasuan, ishin të ngjashme me masat që Kina kishte marrë më parë për të mbrojtur qiellin e pastër për Lojërat Olimpike Verore të vitit 2008 në Pekin, por në një shkallë më të madhe.

U vendosën standarde më të ashpra të emetimeve në termocentralet me qymyr dhe numri i makinave në rrugë u frenua për të ulur emetimet e automjeteve.

Zyrtarët lokalë udhëzuan objektiva mjedisorë, duke zëvendësuar kaldajën me qymyr me gaz, ose elektricitet.

Si preket shëndeti?

Efektet e ajrit të ndotur mund të irritojnë sytë, të japin kollë dhe të sëmurin mushkëritë.

Fëmijët, të moshuarit dhe pacientët e sëmurë kanë më shumë gjasa të ndiejnë efektet.

Grimcat shumë të imta që janë të pranishme në ajrin e ndotur mund të futen thellë në mushkëri dhe të shkaktojnë rrahje të shpeshta të zemrës dhe uljen e funksionit të mushkërive.

Njerëzit më të varfër mund të jenë gjithashtu më të rrezikuar nëse punojnë në ambientet jashtë dhe nuk mund të përballojnë pastruesin e ajrit, tha Guojun He, studiues në Universitetin e Hong Kongut.

Çfarë pritet?

Kina është zotuar që të ulë emetimet e karbonit në zero, deri në vitin 2060. Por, vendi ende mbështetet shumë te qymyri për energji elektrike.

He tha se qeveria kineze ka bërë përparim të madh në frenimin e ndotjes, duke kontribuuar në zhvillimin e mëtejshëm të energjisë të pastër nga burime si era dhe dielli.

Ndërkohë, ai vuri në dukje se qeveria mund të marrë gjithashtu masa, si mbyllja e përkohshme e fabrikave. Kjo mund të sjellë në qiell më të qartë për ngjarjet e mëdha politike ose sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore