Shqipëria

Shërbimi në Neurologjinë e QSUT do të mbajë emrin “Drini Doni”, në nderim të mjekut të ndjerë që vdiq nga Covid 19


Shёrbimi i Strokut nё Neurologji nё Qendrёn Spitalore Universitare “Nёnё Tereza”, do tё mbaj emrin e mjekut tё ndjerё Drini Dobi, i cili humbi jetёn si pasojё e Covid 19.

Lajmin e bёri tё ditur kryeministri Edi Rama, pёrmes njё postimi nё Facebook.

“Në nderim të një shërbyesi të denjë për bluzën e bardhë e një njeriu të rrallë, Shërbimi Neurovaskular në Neurologji, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nga sot mban emrin e mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën si pasojë e Covid 19”, ka shkruar Rama.

Ndёrkohё nga ambjentetet spitalit, Ministrja e Shёndetёsisё, Ogerta Manastirliu ngushёlloi stafin mjekёsor, si dhe shprehu konsideratën e saj për kontributin e mjekut tё pavionit tё neurologjisё që nuk arriti dot të shpëtojë nga sëmundja e coronavirusit.

“Drini vlerёsonte njerёzore. E kam parё nё punёn nё QSUT pёr vlerat njerёzore, pёrpos ato profesionale. Nuk ishte vetem doktor ne sherbimin e neurologjise. Prezencёn tij e gjeje kudo. Ishte nga ata qe nёse e merrje pёr njё pacient do tё ngrihej dhe do te jepte mё tё mirёn e tij”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu, sё bashku me stafin pёruruan Repartin e Strokut dhe pas-Strokut, njё repart ky i ndёrtuar kohёt e fundit me ndihmёn e stafit dhe mjekut tё ndjerё Drini Dobi, sipas Manastriliut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore