Lajme

SHBA-të mirëpresin idenë për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane në Kosovë


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë takuar senatorët James Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe Chris Coons.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se senatorët amerikanë e kanë përkrahur idenë e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë takuar senatorët James Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe  Chris Coons.

“Senatorët amerikanë mirëpresin propozimin tim për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane”.

“Në takim u diskutua dhe u përkrahë nga senatorët amerikan edhe ideja ime për praninë e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës. U shprehën se do të vazhdojnë të përkrahin këtë ide në çdo instancë të vendimmarrjes së shtetit amerikan”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Sipas Mehajt, një bazë ushtarake amerikane në Kosovë do të ishte benefit jo vetëm për këtë të fundit por, edhe për gjithë rajonin dhe më gjerë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë takuar senatorët James Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe Chris Coons.

Ministri potencoi se delegacioni amerikan i ka përgëzuar për menaxhimin me refugjatët afganë dhe për kontributin e FSK-së në Kuvajt.

“Delegacioni na përgëzoi për 10 vjetorin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowa-s si dhe shprehën falënderimet për kontributin e Kosovës me bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat amerikane në Kuvajt. Gjithashtu për kontributin në menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Afganistani”.

Ndryshe Mehaj gjatë të shtunën e 21 tetorit gjatë Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax, kishte takuar edhe shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, gjeneral Onno Eichelsheim, me ç’ rast kishin diskutuar për një bashkë-zbarkim të Forcave të Sigurisë së Kosovës me trupat holandeze.

“Bashkë u dakorduam për të shqyrtuar mundësitë për thellimin bilateral të mëtejmë në fushën e sigurisë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara”, kishte shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore