Bota

SHBA/Senati Amerikan evakuohet pas gjetjes së disa bombave artizanale


Shtabi i Përgjithshëm për Komitetin Kombëtar të Republikanëve(RNC) u largua të Mërkurën nga godina pasi një pajisje e dyshimtë ishte gjetur jashtë godinës.

Një zyrtar i RNC tha për CNN se eksplozivi u gjet në tokë ngjitur me murin e zyrës dhe më pas u çaktivizua nga policia.

“Shtabi i përgjithshëm janë disa blloqe larg godinës së “Capitol”. Evakuimi u krye para një ore”, tha zyrtari i Republikanëve për CNN.

Po ashtu sipas burimit të një zyrtari demokrat që ndodhej afër ngjarjes, një pajisje tjetër e dyshmitë u gjet afër dhomës së Komitetit Kombëtar të Demokratëve(DNC).

Është bërë me dije se gjithë zyrtarët janë nxjerr po ashtu të sigurt nga godina./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore