Lajme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s diskuton bashkëpunimin me Ministrat e BiH


Jens Stoltenberg dhe Bisera Turković

Për përmirësimin e marrëdhënieve të NATO-s me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe rajonin e gjerë, të mërkurën, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, mirëpriti në selinë e NATO-s,  Ministren e Punëve të Jashtme, Bisera Turković dhe Ministrin e Mbrojtjes të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sifet Podžić.

Pas takimit të tyre dypalësh, ministrat do të marrin pjesë në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm.

Programi i Reformës dhe dialogu i ardhshëm politik do të diskutohen me aleatët.

Stoltenberg tha se aletet shprehin interesim rreth zbatimit të programit të reformës.

“Aleatët janë të interesuar të mësojnë rreth zbatimit të Programit të Reformës, pres një debat konstruktiv dhe informues”, tha Stoltenberg.

M5 pas ai tha se “NATO vazhdon të jetë e gatshme për të mbështetur përpjekjet e reformës së Bosnje dhe Hercegovinës”.

Në këtë takim po ashtu, Stoltenberg falënderoi Bosnjë dhe Hercegovinën për kontributin e tyre në Misionin e Mbështetjes së Vendosur në Afganistan.

Ndërkaq, u shpreh se ishte i kënaqur që situata e pandemisë COVID-19 e rajonit është përmirësuar.

“Jam i lumtur që NATO, ishte në gjendje të mbështeste Bosnjën dhe Hercegovinën në luftimin e pandemisë, përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike të Reagimit të Fatkeqësive”.

Anëtarësimi i Bosnjës dhe Hercegovinës në NATO është një nga proceset më të rëndësishme integruese të këtyre dy vendeve.

Procesi i bashkimit me aleancën më të madhe ushtarake dhe nënshkrimi i partneritetit për paqe është një proces që Bosnjë dhe Hercegovina e ka udhëhequr që nga viti 2006.

Seksioni mbi marrëdhëniet midis BiH dhe NATO, tregon qartë se BiH aspiron për të qenë anëtar në NATO.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore