Stil

Rroba banjet që ju ndihmojnë të fshihni zonat problematike


Ilustrim

Më e mira është që rroba banjet, në të cilat para së gjithash ndiheni rehat, fshehin zonat problematike dhe gjithashtu nxjerrin në pah “përparësitë” e figurës suaj.

Si të gjeni një të tillë? Për këtë mund t’ju ndihmojnë modelet, ngjyrat dhe materialet e mëposhtme.

Rregulli numër 1: ju mund të vishni bikini gjithsesi. Edhe nëse nuk jeni të kënaqur me pamjen tuaj, versioni retro me bel të lartë do t’ju bëj të dukeni të mrekullueshëm.

Gjegjësisht, në vitet 1960 dhe 1970, ky model u krijua posaçërisht për gratë e kolme.

Një iluzion optik

Zgjidhni një rroba banje, ngjyra dhe dizajni i të cilit do t’ju bëjnë të dukeni më të hollë: është një rroba banje që ka vija më të gjera dhe të lehta në anët dhe një nuance më të errët në pjesën e përparme dhe të pasme (idealisht ngjyrë deti ose jeshile e errët).

Trego pak lëkurë

Nëse dëshironi të “fshehni” stomakun tuaj, preferoni një rroba banje një-copëshe në vend të bikinit, por gjithsesi të tregoni pak lëkurë. Për shembull, zgjidhni një rroba banje me një dekolte të thellë.

Palosjet

Kur bëhet fjalë për “fshehjen” e stomakut, pliset apo materiali që ka këtë opsion janë miku juaj më i mirë.

Model tropikal

Shumë mendojnë se modelet me ngjyra gazmore në rroba banjo janë të rezervuara vetëm për zonjat e dobëta. Megjithatë, nuk është kështu. Modelet mund t’ju ndihmojnë të mbuloni zonat problematike.

E errët dhe elegante

Ju ndoshta e dini tashmë këtë: asnjë ngjyrë nuk do t’ju ndihmojë të dukeni më të hollë se e zeza. Megjithatë, mund të jetë edhe e mërzitshme, por më pas përdorni trukun e mëposhtëm: zgjidhni një rroba banje që ka një prerje dhe dekolte paksa ekstravagante. Kjo do t’ju ndihmojë të dukeni të hollë dhe në modë në të njëjtën kohë.

Zgjidhja më e mirë për të mbuluar stomakun tuaj (nëse nuk doni të hiqni dorë nga bikini) është të zgjidhni një model me një majë më të gjatë. Është shumë tërheqëse dhe duket mirë edhe tek femrat e dobëta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore