Shqipëria

66-vjeçari rus gjendet i pajetë në Golem


Një shtetas rus 66-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e 25 majit në banesën e tij në Golem të Kavajës.

Në bazë të një njoftimi zyrtar, rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se shtetasi rus V. U., rreth 66 vjeç, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.

“Menjëherë shërbimet e Policisë  kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë  gjetur pa shenja jete shtetasin V. U”, njoftoi policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore