Stil

Rihanna prezanton koleksionin e ri të maternitetit “Savage x Fenty”


Këngëtarja e muzikës pop, Rihanna po zgjeron perandorinë e saj të modës.

Artistja shtatzënë e hitit “Umbrella” – e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë nga romanca me rep artistin, ASAP Rocky – publikoi një koleksion të ri rrobash materniteti “Savage x Fenty” për “nënat aktuale dhe nënat e ardhshme”.

Linja përmban tre stile të reja të sytjenave dhe një fanellë grafike të madhe që lexon, “Bëni më shumë fëmijë”, derisa çmimet variojnë nga 35 në 60 dollarë, shkruan Vogue, transmeton AlbanianPost.

“Koleksioni i ri i maternitetit ka të bëjë me sjelljen e atij besimi dhe rehatisë tek nënat në çdo fazë të udhëtimit të tyre”, tha ylli i shumëfishtë për revistën.

“Dua t’u kujtoj njerëzve se ju ende mund të kanalizoheni seksi dhe të ndiheni mirë ndërsa jeni prind”, ka shtuar ajo.

Këngëtarja 35-vjeçe e “Diamonds” ka treguar se ajo dhe rep artisti, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, ishin në pritje të fëmijës së dytë gjatë performancës së saj të pjesës së parë të Super Bowl LVII në shkurt.

Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë – një djalë të quajtur RZA Athelson Mayers – në maj të vitit 2022.

Ata debutuan atë shtatzëni në janar të 2022 me një set fotografik dimëror në Harlemin e lindjes së Rocky-t.

Menjëherë pas performancës së saj në Super Bowl, themeluesja e Fenty Beauty foli për mëmësinë në një intervistë për British Vogue, duke treguar se si jeta e saj ka ndryshuar që kur u bë nënë.

“Është gjithçka. Me të vërtetë nuk e mbani mend jetën më parë, kjo është gjëja më e çmendur ndonjëherë”, tha ajo për revistën.

Marrëdhënia e Rihanna dhe Rocky filloi profesionalisht me bashkëpunimin e tyre muzikor në këngën e vitit 2012 “Cockiness” (Love It).

Ndonëse të dy fillimisht e mohuan se ishin çift, rep artisti më vonë ia shpalli dashurinë këngëtares në maj të 2021-shit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore