Shqipëria

Rama inspekton fabrikën e ferrokromit në Elbasan


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi fabrikën e Ferrokromit në Elbasan. Në këtë fabrikë po realizohet një prej investim 30 milionë dollarësh për rritjen e kapaciteteve përpunuese. Ky investim ka filluar në vitin 2015. Aktualisht fabrika ndodhet në investimin e fazës së dytë, duke dyfishuar kapacitetin përpunues.

Është konstatuar se ky është një produkt shumë i mirë për tregun, duke konsideruar cilësinë e materialit që ka vendi ynë. Arrihet të suportohet plotësisht industria minerale. Me rritjen e kapacitetit do të shkojë në 300 mijë ton më shumë.

Rama tha se synohet që të mos humbë asnjë kilogram i papërpunuar. Ulja e rentës, favorizimi dhe ndërhyrja për rentën ka ndikuar drejtpërsëdrejti në pagat e punonjësve të sektorit të kromit.

Kryeministri pohoi se do të vijojë të investohet në këtë sektor. Deri më tani në vend po përpunohen mbi 100 mijë ton mineral nga 28 mijë që përpunoheshin deri para 7 vitesh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore