Shqipëria

Qeveria rrit kapacitetet spitalore- 36 autoambulanca të reja


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë përmbyllur programin e transformimit të flotës së Urgjencës Shëndetësore, të martën e 5 janarit, duke prezantuar 36 autoambulancat e reja të financuara nga fondet e investimeve të qeverisë.

Mjeku Skënder Brataj, ka treguar se autoambulancat janë të pajisura me ekipin e trajnuar të urgjencës, me aparaturat e përshtatshme për pacientët si dhe me 4 mijë litra oksigjen për çdo autoambulancë.

Sipas Manastirliut, në 2 vitet e fundit, sistemi shëndetësor është pajisur me 80 autoambulanca të reja duke e çuar numrin aktual të autoambulancave në 150.

“Këto autoambulanca do të shpërndahen në spitale rajonale për të përforcuar kapacitetet spitalore për të përballuar situaten e pandemisë në vënd”, është shprehur Manastirliu.

Brataj ka sqaruar se gjatë vitit 2020, janë marrë 743 mije thirrje telefonike në qendrat spitalore, janë zhvilluar 135 mije vizita si dhe janë dhënë 175 mije keshillime mjeksore./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore