Sport

PSG ka gati ofertën për Dybala-n


Akoma pa ardhur trajneri i ri në radhët e kampionëve të Francës, Drejtori Sportiv, Leonardo, ka nisur menjëherë të piketoj lojtarët që duhen afruar në ekip. Mes tyre është edhe ylli i Juventus-it, Paolo Dybala.

Argjentinasi 27-vjeçar, ka një kontratë deri në verën e 2022 me bardhezinjtë, por rinovimi i saj ka ngecur, për çështjen e pagës. Duke parë formën aktuale dhe ulje-ngritjet e herëpasherëshme, klubi i Juventus-it është ndalur në 10 milionë euro në sezon, ndërsa Dybala kërkon 15 milionë euro.

Një hendek i madh, prej 5 milionë euro, që nëse nuk zgjidhet shpejt, Dybala do të jetë në merkato dhe me PSG-në tek dera gati për ta transferuar, Juventus-i do të ishte i gatshëm ta shiste sulmuesin për një shifër jo më pak se 70-80 milionë euro.

Dybala u transferua tek Juventus-i në verën e 2015, nga siçilianët e Palermo-s, për shifrën e 40 milionë eurove dhe shitja e tij për 80 milionë euro, do të ishte një plus i madh në bilancin e ekipit.

Me bardhezinjtë, Dybala numëron 241 prezenca, në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 97 gola dhe 38 asiste.

Ndërkohë, PSG po projekton sulmin e frikshëm me tredhëmbëshin, Neymar-Mbappe-Dybala, të cilëve u shtohen edhe lojtarë si Mauro Icardi, Angel di Maria, Julian Draxler dhe Pablo Sarabia./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore