Lajme

Presidenti tunizian viziton Libinë


Presidenti tunizian, Kais Saeid, vizitoi shtetin fqinj të Libisë, ku një qeveri e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po përpiqet të restaurojë stabilitetin pas një dekade dhune dhe trazirash.

Kjo është vizita e parë e tillë që prej vitit 2012. Saeid takoi kryeministrin libian, Abdul Hamid Ddeibah. Ky i fundit ka marrë drejtimin e qeverisë prej dhjetorit 2020, kur u zhvilluan zgjedhjet.

“Kjo vizitë synon të transmetojë mbështetjen tuniziane për zhvillimin e proceseve demokratike në Libi”, thuhet në një deklaratë për shtyp nga zyra e Saeid. “Stabiliteti dhe prosperiteti është i rëndësishëm”.

Libia është zhytur në kaos që prej vrasjes së ish-diktatorit, Muammar Gadaffi, në vitin 2011. Një aksion i NATO-s e bëri të mundur këtë eliminim. Libia në ato vite ka qenë një nga pikat hyrëse të xhihadistëve drejt Tunizisë.

Tranzicioni i ri libian lindi nga një proces brenda OKB-së të filluar në nëntor në Tunis. Parlamenti u votua më pas më 10 mars.

Ky hap është i rëndësishëm pasi dhjetëra mijëra mercenarë gjenden ende në Libi dhe rrezikojnë stabilitetin e rajonit. Synimi i qeverisë së re është të minimizojë këto grupime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore