Lajme

Pothuajse 90 për qind e të vrarëve në Bucha u qëlluan për vdekje, zbulon kryebashkiaku


Pothuajse 90 për qind e të vrarëve në Bucha, kanë plagë plumbash.

Këtë e zbuloi kryebashkiaku i Bucha-s, Anatoly Fedoruk në një intervistë për gjermanen “Deutsche Welle”.

Nga bombardimet ruse mbetën të shkatërruara plotësisht 112 shtëpi private, ndërsa 18 pallate u dëmtuan nga artileria.

Që nga 6 prilli, raportohet për 320 civilë të vdekur në Bucha.

Sipas Fedoruk-ut, numri i trupave të zbuluar po rritet çdo ditë.

Në të njëjtën kohë, të vdekurit gjenden në shtëpi private, parqe, sheshe, ku njerëzit varroseshin kur nuk kishte granatime.

Janë gjetur disa vende me varre masive. Njëri prej tyre është në territorin e ndërmarrjes “Ukragropostav”.

“Atje pushtuesit rusë grumbulluan trupat e njerëzve pothuajse si dru zjarri, me duar të lidhura”, shtoi Fedoruk.

Për më tepër, varreza masive u gjetën në rrugët Vokzalnaya dhe Yablonskaya dhe në territorin e kampit të fëmijëve Luchisty.

Në mbrëmjen e 2 prillit, u shfaq informacion nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës për çlirimin përfundimtar të të gjithë rajonit të Kievit nga pushtuesit rusë.

Pas kësaj, filluan të shfaqen informacione për mizoritë e forcave ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore