Lajme

Policia e Kosovës kryen bastisje në Veri


Ilustrim

Policia e Kosovës, të martën e 26 prillit ka realizuar një operacion policor, në Mitrovicën e Veriut, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve.

Këtë për Albanian Post e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sipas tij, në operacionin në fjalë nuk ka të arrestuar.

“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, ka thënë Kelani për AP.

Ndryshe, Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti Special, ditë më parë kishte zhvilluar edhe një aksion tjetër në pjesën Veriore të Mitrovicës.

Këtë e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Branislav Radoviç, i cili mes tjerash kishte bërë të ditur se bëhet fjalë për një aksion të njësisë kundër narkotikëve e që po asistohet edhe nga policët e stacionit lokal.

“Policia e Kosovës po ofron ndihmë njësitit për narkotikë dhe për momentin nuk kamë informacione më të detajuara”, ka thënë Radoviç, për mediumin serb me seli në Kosovë, Kossev.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore