Sport

Pirlo i fiksuar pas Locatelli-t


Trajneri i Juventus-it, Andrea Pirlo, ka një dëshirë të madhe për mesfushën. Pirlo e ka shprehur shpeshherë që lojtari i tij i preferuar për të mbuluar rolin e mesfushorit organizator, që më parë e ka mbuluar dhe vetë, mbetet kapiteni i Sassuolo-s, Manuel Locatelli.

Italiani 23-vjeçar, ish-lojtari i Milan-it, mbrëmjen e djeshme e ka treguar më së miri para syve të Pirlo-s se është ideali për atë pozicion.

Kundër Juventus-it Locatelli luajti 90’ të plota dhe u vlerësua me notën 7.3, duke qenë ndër më të mirët në fushë. Realizoi 74 nga 79 pasime të sakta (94 përqind), dy pasa kyçe, katër topa të gjatë,   fitoi pesë nga shtatë duelet dhe dy nga po dy duelet ajrore.

Locatelli vlerësohet nga Sassuolo në vlerën e 35-40 milionë eurove. Duke parë moshën e lojtarit, për Juventus-in do të ishte investim me vlerë, plus marrëdhënia e mirë me Sassuolo-n, mund të sjelli një ulje të vlerës, duke futur në marrëveshje lojtarë të rinjë që Juventus-i mund të dërgojë tek Sassuolo.

Në sezonin aktual Locatelli ka luajtur 16 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dhe një asist.

Locatelli është dhe pjesë e Kombëtares së Italisë, me të cilën numëron gjashtë prezenca së fundmi, ku ka dhuruar dhe një asist./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore