Lajme

Përsëri sulm seksual – e mitura ngacmohet seksualisht në Istog


Ilustrim

Pas rastit në Pejë dhe në Lipjan, Policia e Kosovës ka njoftuar për një tjetër rast të ngacmimit seksual.

Edhe kësaj radhe viktima është e moshës minorene.

Rasti në fjalë ka ndodhur në Istog, raporton Policia e Kosovës.

Personi në fjalë është arrestuar dhe është dërguan në mbajtje.

Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së premtes.

Ky është sulmi i dytë seksual brenda më pak se 24 orëve.

Sulmi i fundit u raportua në Komunën e Lipjanit.

Ngacmimi, siç tregoi policia, kishte ndodhur ndaj dy të miturave.

“Sot rreth orës 21:00, hetuesit policorë të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual”, thuhet në raportin e policisë.

“Rasti është raportuar rreth orës 16:00,  ku i dyshuari A. Sh.  mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina,  kishte ngacmuar dy të mitura”.

Pas një reagimi të shpejtë të policisë personi është arrestuar dhe “me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Tjetër sulm seksual në Lipjan – 55 vjeçari ngacmon dy të mitura

Ndërsa sulmi më tronditës ishte ajo ndaj Alpinistes nga Peja, Mrika Nikqi, e cila kishte publikuar një video se si është sulmuar seksualisht nga një person, të martën e kësaj jave, në qendër të qytetit, në orën 20:50.

Në video shihet ajo duke ecur dhe pas i afrohet një person, e kap nga mbrapa dhe nuk e lëshon. Ajo provon t’i shmanget dhe arrijnë t’i ikën vetëm pasi aty pranë kalojnë disa qytetarë.

Nikqi ka treguar në një status në Instagram se si ndodhi rasti.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B.”.

Ajo thotë se personi që e sulmoi është “anëtar i një familje të njohur në qytetin e Pejës”.

Pejë: Sulmohet seksualisht në qendër të qytetit – “jam ende në gjendje të rëndë”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore