Rajoni

Zyrtari i VMRO-së: Qeverinë do e bëjmë me “VLEN”-in dhe “ZNAM”-in, formimi pritet deri më 20 qershor


Antnoio Milloshoski

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të partisë maqedonase VMRO-DPMNE-së, Antnonio Milloshoski, ka thënë se qeveria e re me në krye Hristjan Mickoski-n, pritet që të formohet deri më 20 qershor.

Këto komente, Milloshoski i ka bërë përmes një postimi në platformën X, ku ka theksuar se ekzekutivi i ri maqedonas me shumë gjasë do të përbëhet nga VMRO, koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” dhe Lëvizja “ZNAM”.

Kjo vjen një ditë pas rivotimit në 6 vendvotime në Njësinë e Pestë Zgjedhore dhe në 1 vendvotim në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore.

Në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut, sa i përket kampit shqiptar, fitues me mbi 30 mijë vota doli “Fronti Evropian”, i cili, pas rivotimit të së mërkurës, numëron 18 deputetë, apo 4 më shumë seç fitoi koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN”, të cilët morën 14 ulëse në kuvend.

Ndërsa, te kampi maqedonas, fitues absolut është partia nacionaliste VMRO-DPMNE, e cila siguroi plotë 58 ulëse në parlamentin e Maqedonisë së Veriut nga 120 sa i ka gjithsejtë, derisa LSDM-ja, partia që deri më tani kishte pushtetin mori vetëm 18 deputetë – rezultatin më të dobët në histori të saj.

Ulëse në kuvendin maqedonas kanë fituar edhe dy parti të tjera maqedonase. Nga 5 sosh i kanë marrë e majta ekstrem “Levica”, dhe Lëvizja “ZNAM”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore