Lajme

Tjetër sulm seksual në Lipjan – 55 vjeçari ngacmon dy të mitura


Pas rastit në Pejë kur përmes videos Mrika Nikqi, dëshmoi se si është sulmuar nga një person seksualisht, derisa po ecte për në shtëpi, policia ka njoftuar për një tjetër rast të ngacmimit seksual.

Rasti ka ndodhur këtë të premte, në qytetin e Lipjanit.

“Sot rreth orës 21:00, hetuesit policorë të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual”, thuhet në raportin e policisë.

Ngacmimi, siç tregon policia, ka ndodhur ndaj dy të miturave.

“Rasti është raportuar rreth orës 16:00,  ku i dyshuari A. Sh.  mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina,  kishte ngacmuar dy të mitura”.

Pas një reagimi të shpejtë të policisë personi është arrestuar dhe “me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Pejë: Sulmohet seksualisht në qendër të qytetit – “jam ende në gjendje të rëndë”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore