Lajme

Përgjaket përsëri 4 korriku në SHBA, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur në Indiana


Tre persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave masive në Indiana, SHBA. Ngjarja ndodh më pak se 24 orë pas një sulmi tjetër në Çikago, ku gjashtë persona mbetën të vdekur dhe 31 të tjerë janë plagosur gjatë paradës së 4 korrikut në Highland Park.

Të shtënat ndodhën në orët e para të mëngjesit të së martës rreth orës 12:45 në atë që mendohet të ketë qenë një festë gjatë 4 korrikut, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve.

Autoritetet lajmëruan se ata u thirrën në vendngjarje para orës 1 të mëngjesit pas raportimeve për “disa persona me plagë me armë zjarri”.

Kur policia mbërriti në vendin e të shtënave, gjeti tre persona të pajetë dhe shtatë me plagë me armë zjarri.

Policia ka thënë se informacionet e mbledhura në fazat e hershme të hetimit treguan se mund të ketë qenë duke u zhvilluar një festë në bllok kur shpërthyen të shtënat.

Autoritetet bënë me dije se viktimat ishin të moshave 26 vjeç, 25 vjeç dhe 20 vjeç.

Policia tha se të plagosurit u dërguan në spital jashtë rrezikun për jetën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore