Lajme

Pakistani miraton vaksinën ruse Sputnik për përdorim emergjent


Të hënën, Pakistani njoftoi se do të aprovojë vaksinën ruse Sputnik, për përdorim emergjent. Ky vendim vjen një javë pasi vaksinat e AstraZeneca dhe Sinopharm morën një autorizim të ngjashëm.

Autoriteti Rregullator i Barnave i Pakistanit (DRAP) ka pranuar të dhënat e paraqitura nga prodhuesi rus i vaksinës.

Të dhënat dhe vlerësimi i të dhënave janë prezantuar tek bordit i regjistrimit i DRAP-it. DRAP-i do të japë vendimin përfundimtar për dhënien e Autorizimit të Përdorimit të Emergjencës (EUA) për vaksinën.

Sipas burimeve zyrtare, AGP Pharma Pakistan kishte aplikuar për të shitur dhe shpërndarë vaksinën.

Pakistani nuk ka kryer ende një fushatë vaksinimi, duke pritur dërgesën e parë të vaksinës Sinopharm deri në fund të këtij muaji. Qeveria pakistaneze pret gjithashtu një dhurim prej gjysmë milioni dozash nga Kina.

Pakistani shpreson të marrë një donacion tjetër me mbi 1 milion doza nga Kina.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dy vaksinat e miratuara nga EUA-ja do të rishikohen në baza tremujore. Rishikimi do të bëhet për të krijuar të dhëna të mëtejshme në lidhje me sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë.

Sipas burimeve nga ministria, vendi pret një dërgesë prej miliona vaksinash sipas një marrëveshje me kompaninë kineze, Kansino Biologics.

Kompania e vaksinave Ad5-nCoV COVID-19 është pranë përfundimit të provave klinike të Fazës III-të, në pritje të rezultateve që mund të vijnë në mes të shkurtit.

Pakistani planifikon të mbulojë shumicën e popullsisë falas, por kompanitë private mund të lejohen gjithashtu të importojnë dhe shesin vaksina.

Pakistani ka pasur 543 mijë persona të prekur nga pandemia, ku 11 mijë e 318 persona kanë humbur betejën me coronavirus-in./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore