Sport

Nuk do të quhet më Maracana, stadiumi i Rios-s merr emrin e legjendës Pele


Stadiumit fantastik të Rio De Janeiro, Maracana’s do t’i ndërrohet emri në nder të legjendës braziliane, Pele.

Një votim nga legjislatura e shtetit Rio de Janeiro është aprovuar për të ndryshuar emrin e vendit në stadiumin “Edson Arantes do Nascimento – Rei Pele”.

Edson Arantes do Nascimento është emri i plotë i 80-vjeçarit brazilian, ndërsa “Rei” do të thotë mbret në gjuhën portugeze.

Pele, i cili fitoi tre Kupa Bote si lojtari kryesor i Brazilit, shënoi golin e tij të 1000-të në këtë stadium në 1969 kur luante për ekipin e Santos përball Vasco da Gama.

Maracana mbajti finalet e Kupës Botërore 1950 dhe 2014, si dhe ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2016.

Më shumë se 200,000 spektatorë raportohet se kanë qenë në stadium për të parë Uruguajin duke mundur Brazilin në finalen e vitit 1950, megjithëse kapaciteti i tij tani është vetëm 78,838.

Stadiumi, së pari u emërua pas Mario Filo, një gazetari që loboi për ndërtimin e stadiumit në vitet 1940, por arena është e njohur si Maracana për shkak të zonës në të cilën ndodhet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore