Libra

Një monografi me plot 17 projekte, vizionarizmi i Ma Yansong


Arkitekti kinez Ma Yansong dhe studioja e tij MAD, prezanton librin e ri i cili shfaqë 17 projekte nga rrokaqiejt me formë organike deri te peizazhet e çatisë.

Prej kur është themeluar studioja e deri në ditët e sotme, ekzistojnë 23 projekte kryesore, të cilat dalin në pah nga MAD Rhapsody.

MAD Rhapsody është monografia e dytë e firmës, pas botimit të MAD Works në 2016.

Kështu duke përfshirë Gardenhouse të mbuluar me bimë në Los Anxhelos, kopshtin shumëngjyrësh Courtyard dhe Chaoyang Park Plaza si mali, të dyja në Pekin.

Ai përmban gjithashtu projekte në shkallë më të vogël si “Cloudscape of Haikou” dhe instalimin e Tunelit të Dritës në Echigo Tsumari Triennale, si dhe vepra në zhvillim si Muzeu i Artit Narrativ Lucas në ndërtim e sipër.

Parathënia është autor i kritikut të arkitekturës Paul Goldberger dhe autorit Philip Jodidio.

Libri eksploron tema të ndryshme që janë të pranishme në dizajnet e studios, nga format organike deri tek teknologjitë futuriste.

Këto janë ilustruar përmes një sërë fotografish, vizatimesh dhe modelesh, në 288 faqe me ngjyra.

Ma Yansong wshtw i lindur në vitin 1975 në Pekin, një arkitekt kinez dhe themelues i studios MAD në vitin 2004.

Ai shërben si profesor ndihmës në Shkollën e Arkitekturës, Universiteti Tsinghua dhe profesor vizitor në Universitetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës së Pekinit.

Yansong mori vëmendjen për projektin e tij “Ishujt lundrues”.

Arkitekti kinez, Ma Yansong

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore