Jetesë & Stil

Një e “pafat” në dashuri si Selena Gomez


Të kesh para, sukses dhe reputacion, jo gjithmonë të përmbush në jetë.

A do ta kishit menduar se një vajzë e suksesshme, e pasur dhe e bukur si Selena Gomez, nuk do të kishte fat në dashuri?

Mbase nuk e prisni, por “Po”.

Ylli i hitit “Lose you to love me”, ka vendosur që të flas pak edhe për jetën e saj private, teksa ka zbuluar se ajo e konsideron veten shumë “të pafat” kur bëhet fjalë për romanca dhe lidhje dashurie.

Në një intervistë ekskluzive dhënë për “Vogue Australia”, ajo i ka etiketuar lidhjet e saj si “të mallkuara”.

“Unë në fakt mendoj se shumica e përvojave të mia në marrëdhënie janë mallkuar”, tha Gomez.

Këngëtarja 28 vjeçe është folur e përfolur gjerë e gjatë për romancën me dy yjet e muzikës pop, fillimisht me Justin Bieber, e më pastaj edhe me artistin tjetër, The Weeknd.

Mes tjerash, Selena, ka folur edhe rreth titullit të albumit – “Rare”, dhe arsyeve se pse e zgjodhi pikërisht këtë fjalë për ta emëruar kryeveprën e saj të radhës.

Këngëtarja, e cila është ndër më të ndjekurat në botë në rrjetin social Instagram, me afro 240 milionë ndjekës, ka thënë se fjala “rare” që në gjuhën shqipe do të thotë “e rrallë”, ka një kuptim sentimental për të.

“Kisha nevojë të gjeja se cila ishte ajo fjalë për mua, sepse ndihesha aq më pak sesa marrëdhëniet e kaluara dhe kurr nuk ndihesha e barabartë”, ka shtuar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore