Kosova

Një armë sekuestrohet në Banjë, i dyshuari intervistohet nga Policia


Ilustrim.

Nga Policia e Kosovës është intervistuar një person shtetas i Kosovës, pasi kishte në posedim një pistoletë pa leje.

Ky rast kishte ndodhur në Banjë të Zveçanit, të hënën e 23 tetorit.

“Nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë të cilën i njëjti e ka sjellur në stacion policor”.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është thënë se është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka ndaluar edhe një person në Leposaviq, pasi i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Njësiti policor ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili me motoçikletë në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimeve kufitare përmes rrugëve dytësore nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Veri, të hënën është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht një person.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore