Jetesë & Stil

Nicki Minaj përdor vaksinën për të zhvendosur fokusin nga skandali seksual


Rep artistja, Nicki Minaj, e komentuar shumë së fundmi për shkak të “dezinformatave” që ka ndarë me publikun kundër vaksinën për Coronavirus, tani më po dyshohet se gjithë skandalin e ka bërë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve nga jeta e saj personale.

Kjo për shkak se, ajo dhe bashkëshorti i saj, Kenneth Petty, ishe paditur nga një grua, Jennifer Hough, për përdhunim në vitin 1994, por që e njëjta tani po pretendon se çifti, Minaj e Petty, e kanë ngacmuar atë për të hequr dorë nga padia.

Nicki Minaj, Kenneth Petty.

Në kohën e sulmit, si Petty ashtu edhe Hough ishin 16 vjeç dhe jetonin në Xhamajka, ndërkaq në shtator të vitit 1994, Hough i kishte thënë policisë se Petty e kishte futur me forcë në një shtëpi me thikë dhe e kishte përdhunuar.

Në një intervistë për “The Real”, ajo kujtoi Petty-n që i rrihte gjoksin në pasqyrë pas sulmit dhe thoshte se “ai ishte burri”. Dhe jo vetëm. Dekada pas “përdhunimit”, Petty, ka ushtruar presion mbi familjen e saj për ta tërhequr akuzën në fjalë.

Hough pohon se ajo kurrë nuk shprehu dëshirën për të hequr dorë, megjithëse familja e saj u përpoq ta bindte atë që të hiqte dorë nga akuzat për t’i dhënë fund ngacmimit.

Në anën tjetër, Nicki Minaj ka thënë se burri i saj është akuzuar në mënyrë të rreme prej vitesh.

Sipas padisë, Minaj së pari telefonoi Hough drejtpërdrejt, duke i ofruar ta fluturonte në L.A. nëse Hough mund të “ndihmonte” duke nënshkruar një deklaratë të përgatitur pëe t’i zhdukur akuzat një herë e përgjithmonë.

Tutje, sipas padisë, bashkëpunëtorët e çiftit filluan të kontaktojnë, duke ofruar shuma të ndryshme parash për Hough për t’u tërhequr.

Një ofertë thuhet se përfshinte një kusht që Nicki Minaj do t’i dërgonte video ditëlindjes vajzës së Hough.

Nicki Minaj.

Për më tepër, sipas padisë, Minaj, kishte vizituar në shtëpi Hough-in, dhe i kishte vendosur asaj 20 mijë dollarë amerikanë në prehërin e saj bashkë me një deklaratë që do t’i jepte fund akuzave ndaj Petty-t.

Por, Hough, i kishte refuzuar të gjitha këto, dhe në intervistën e dhënë për “The Real”, ajo kishte thënë se është përballur me sulme virtuale që e kërcënonin atë me vdekje, të cilat po i shkaktojnë asaj frikë dhe depresion.

Bazuar në të dhënat mjekësore, Jennifer Hough, nuk ka qenë në gjendje të punojë që nga marsi i kaluar, për shkak të problemeve shëndetësore, të tilla si “depresioni i rëndë, paranoja, lëvizjet e vazhdueshme, ngacmimet dhe kërcënimet”.

Gjithçka vazhdon të mbetet e paqartë sepse çifti, Petty e Minaj, dhe avokatët e tyre nuk kanë pranuar ta komentojnë situatën për asnjë moment të vetëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore