Shqipëria

Nga Pasha Limani vazhdon stërvitja ‘Defender 21’ mes ushtarëve amerikanë dhe shqiptarë


“Zhytësit e marinës amerikane dhe shqiptare kohët e fundit zhvilluan stërvitje trajnimi gjatë operacioneve të përbashkëta logjistike mbi-breg, në bazën detare Pasha Liman, pranë Vlorës në Shqipëri”.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shqipëri, Yuri Kim, të enjten e 13 majit, përmes një postimi në median sociale Twitter.

Ambasadorja ka publikuar disa foto gjatë stërvitjes së ushtarëve amerikanë dhe atyre shqiptarë.

Si pjesë e “DefenderEurope21”, zhytësit e marinës shqiptare dhe amerikane po stërviten bashkë, “për të forcuar aftësitë dhe bashkëpunimin e tyre krah për krah”.

Çfarë është “Defender 21”?

“Defender21” është një stërvitje e përbashkët vjetore, shumëkombëshe, e udhëhequr nga ushtria amerikane, në shkallë të gjerë, e krijuar për të rritur gatishmërinë dhe ndërveprimin midis ushtrive të SHBA-ve, NATO -s dhe partnerëve.

Do të jenë 28 mijë pjesëmarrës nga 21 shtete. Prej tyre, 16 kombe do t’i mirëpresin trajnimet ushtarake. Pjesa kryesore do të zhvillohet në Shqipëri.

Rreth 2 mijë e 100 trupa amerikane nga pesë shtete të SHBA-ve do të jenë pjesëmarrës. Rreth 800 rezerva të Ushtrisë Amerikane gjithashtu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore