Pajisje

Në Amerikën Veriore, më shumë robotë për të ndjekur kërkesën


Në Amerikën e Veriut, kompanitë kanë rritur gjatë tremujorit të parë shpenzimet për robotët industrialë teksa realizuan përpjekje për t’u përshtatur me kërkesën në rritje pas pandemisë.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se në tremujorin e parë kompanitë kanë porositur 9 mijë e 98 robotë çka përbën një rritje me 19.6 për qind krahasuar me një vit përpara.

Në total, porositë vlerësohen me mbi 466 milionë dollarë.

Shifrat i ka bërë të ditura Shoqata për Automatizim të Avancuar që është një grup i industrisë me seli në Ann Arbor, Michigan.

Robotët kanë qenë të përqendruar në industrinë e automjeteve, por tanimë gjenden të pranishëm në çdo cep të ekonomisë që nga depot e tregtisë elektronike te impiantet e përpunimit të ushqimit.

Gjatë vitit të kaluar, robotët e porositur nga kompanitë e Amerikës Veriore për herë të parë nuk ishin të destinuara për fabrikat e automjeteve apo furnizuesit e pjesëve të tyre.

Për sa i përket tremujorit të fundit, prodhuesit e metaleve hasën në një rritje prej 86 për qind. Ndërkohë porositë për kompanitë farmaceutike dhe biomjekësore kanë pasur një rritje me 72 për qind kurse porositë për kompanitë e konsumit e mallrave të konsumit u rritën me 32 për qind.

“Padyshim që ekonomia e fortë të ndihmon”, ka thënë presidenti i shoqatës, Jeff Burnstelin duke shtuar se “kjo u jep kompanive besim për të investuar në më shumë gjëra përfshirë më shumë automatizime”.

Ai ka thënë se pandemia ngriu shumë biznese, por gjithsesi ajo “përshpejtoi miratimin e automatizimit sepse kompanitë e kuptuan nëse do ta bënin atë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore