Sport

Ndeshja hapëse e “Euro 2020” do të zhvillohet me tifozë


Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, ka thënë se ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian, e cila do të zhvillohet në mes të Italisë dhe Turqisë, do ketë tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit.

Pak ditë më parë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin në një intervistë për media, theksoi se të gjitha ndeshjet e Kampionatit Evropian “Euro 2020” do të luhen me tifozë të pranishëm nëpër stadiume.

Në këtë mënyrë edhe sfida hapëse e këtij kompeticioni, e cila zhvillohet në mes Italisë dhe Turqisë me shumë gjasa do të ketë të pranishëm rreth 22 mijë tifozë.

Ndeshja është programuar të luhet më 11 qershor në stadiumin “Olimpico” të Romës i cili ka një kapacitet prej 70000 ulësesh dhe të gjithë shpresojnë që në shkallët e impiantit të njohur të ketë fansa të pranishëm.

Gabriele Gravina ka deklaruar gjatë ditës së hënë në Coverciano se objektivi është që 30% e stadiumit të jetë i mbushur me tifozë, ndryshe rreth 22 mijë.

Kreu i futbollit italian insiston prej një kohë të gjatë për rikthimin gradual të tifozëve në stadiume dhe është optimist në lidhje me këtë gjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore