Shqipëria

Ndalohet shembja e tre pallateve “tё padёmtuara nga tёrmeti” nё Kombinat


Kryeminitri shqiptar Edi Rama në diskutim me banorët e Kombinatit për prishjen e ndërtesave

Ёshtё pezulluar prishja e çdo veprimi pёr prishjen e njё pallati tё deklaruar tё dёmtuar nga tёrmeti i 26 nёntorit 2019, nё Kombinat.

Vendimi ёshtё marrё nga Gjykata Administrative e Tiranёs.

Qeveria kishte vendosur të shëmbë 67 pallate në zonën e Kombinatit për t’i hapur rrugë projektit të vjetër të Bashkisë të planifikuar në vitin 2018 në masterplanin “TR2030”.

Banorët e pallatin nr.145, në rrugën “Sokrat Mosko”, Kombinat, iu drejtuan gjykatës pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi prishjen e ndërtesës, me argumentin se objekti ka dëmtime të konsiderueshme.

“Akti i ekspertimit i paraqitur nga Instituti i Ndërtimit nxjerr si vlerë për riparimin 72% të vlerës së rindërtimit. Ekspertiza private e llogarit këtë vlerë në masën 9%”, shpjegoi avokatja e çёshtjes Irena Dule.

Akti Normativ nr 9/2019 përcakton, se nëse vlera e riparimit kalon vlerën 70% të rindërtimit atëherë pallati duhet të shembet.

Dule thotë se është rasti të bëhet një auditim i të gjitha akteve të dorëzuara nga instituti i ndërtimit.

Vendimi është marrë në shtator të vitit 2020. Por në gjykatë banorët prezantuan prova dhe ekspertiza se vendimmarrja është marrë mbi fakte të pavërteta.

Dëmtimet reale janë vetëm të dorës së dytë, më së shumti dëmtime të suvasë. Në aktin e ekspertimit të Institutit të Ndërtimit thuhet se dëmtimet janë të rënda.

Ky është vendimi i tretë dhënë nga gjykata Administrative që pengon prishjen e ndërtimeve në këtë zonë. Ndërkohë, sipas planeve të rindërtimit të qeverisë janë parashikuar të shemben 23 ndërtesa të tilla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore