Teknologji

Mr.Beast publikoi videon e shumëpritur


Mr.Beast ka publikuar videon e shumëpritur në kanalin e tij YouTube ku ai ndihmon 1,000 njerëz nga vende të ndryshme të botës të fitojnë dëgjimin përsëri me një aparat me teknologji të avancuar të dëgjimit, me vlerë mbi 3 miliardë dollarë.

Ai tha se ka shpenzuar gati 4,000 orë për ta edituar videon dhe miliona para për ta realizuar.

Në këtë video, ai gjithashtu shpërbleu ata me mijëra dollarë si dhe me dhurata të ndryshme.

Një grua, që nuk kishte dëgjuar mirë për 67 vjet, arriti ta fitonte dëgjimin falë atij aparati me teknologji të avancuar.

Mr.Beast gjithashtu tha se do të dhurojë 100 mijë dollarë të tjera për organizatat që po i mësojnë njerëzit gjuhën e shenjave rreth e rreth botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore