Jetesë & Stil

Motrat Kardashian në përndjekje nga fansat e tyre


Modelja e njohur, Kim Kardashian ka paraqitur një urdhër arresti të përkohshëm kundër personit për të cilin ajo thotë se “po përpiqet të futet brenda shtëpisë së saj, dhe është i dashuruar me të”.

Avokati Shawn Holley, i cili e mori urdhrin e mbrojtjes ndaj yllit të famshëm, citoi një burrë me emrin Charles Peter Zelenoff, 32 vjeçar, si person të dyshuar, raporton Daiy Mail.

Charles dyshohet se është zhgënjyer rrezikshëm, ndërsa përpiqet së koti, për të pasur një marrëdhënie fizike me Kim Kardashian.

Në dokumentet e gjykatës, Kim pretendon se “djali vazhdon të postojë në lidhje me dëshirën e tij, për të pasur një marrëdhënie fizike me të dhe përpjekjen për të hyrë në shtëpinë e saj”.

Ai dyshohet se ka filmuar video afër pronës së saj, dhe për këtë arsye gjykatësi urdhëroi Zelenoff të qëndronte, 100 metra larg Kardashian në çdo kohë.

Kim është shprehur e frikësuar, që Zelenoff ishte në gjendje ta gjente shtëpinë e saj, sepse ajo kurrë nuk e ka ndarë adresën e saj në publik.

Në gjendjen e njëjtë, është dhe motra e Kim, modelja Kendall Jenner.

Kendall gjithashtu paraqiti një urdhër ndalimi pesë vjeçar nga një burrë tjetër, i quajtur Maik Bowker, i cili pretendohet se planifikonte të voziste në të gjithë vendin, dhe të blinte një armë zjarri të paligjshme për të vrarë si supermodelen, ashtu edhe veten e tij.

Ajo u informua për planin e tij, nga një detektiv i departamentit të policisë në SHBA “LAPD”, dhe shkoi në gjykatë për të paraqitur kërkesën për urdhër ndalimi, ndaj të dyshuarit.

Jenner ka rritur në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e saj pas incidentit, dhe madje është larguar nga shtëpia ku qëndronte këtë kohë.

Ai kishte arritur të hipte në pronën e Kendall në “Beverly Hills”, dhe kishte arritur në pishinën e saj në të cilën ishte zhytur.

Atij i është  ndaluar të kontaktojë me të gjitha motrat Jenner, direkt ose indirekt, në çfarëdo mënyre apo forme, nuk ka të drejtë të afrohet afër shtëpisë së tyre, vendeve të punës dhe automjeteve të tyre për pesë vitet e ardhshme.

Kendall është zhvendosur në një vend të sigurt me siguri të armatosur, dhe nuk ka në plan të kthehet në shtëpi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore