Lajme

Mitsotakis propozon certefikatën e vaksinimit


Drejtuesit e Bashkimit Evropian (BE)  do të diskutojnë në Këshillin e ardhshëm Evropian (KE)  për “certifikatën e vaksinimit”  që do të lehtësojë  udhëtimet midis vendeve anëtare.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një letër presidentes së Komisionit Evropian (KE). Ai i rekomandon krijimin e një një “certifikate të standardizuar”. Kjo certifikatë do të provojë nëse një individ është vaksinuar me sukses” kundër Covid-19.

Mitsotakis shtoi se kjo iniciativë do të jetë “një hap kryesor ” në rivendosjen sa më të shpejtë  të lëvizjes së lirë midis vendeve anëtare. Kjo mund të shërbejë dhe  për  vendet e treta.

Zëdhënësi i KE-së, Stefan de Keersmaecker, tha më 12 janar se “të gjitha çështjet e paraqitura në lidhje me vaksinimet do të diskutohen në kuadrin e KE-së.”

Kryeministri grek i kishte bashkëngjitur letrës dhe një model certefikatë të krijuar nga autoritetet greke. Kjo certefikatë do të shërbejë si një pikënisje për këtë iniciativë.

Një veprim i tillë do të ishte “një nxitje pozitive” për qytetarët që të vaksinohen, përmbylli  Mitsotakis./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore