Sport

Milan dhe Sevilla mendojnë shkëmbimin Papu Gomez – Castillejo


Skuadra e Milan-it, ende nuk ka hequr dorë për shërbimet e ish-kapitenit të Atalantës, i cili tani është pjesë e Sevillës, Papu Gomez.

Kuqezinjtë janë duke menduar një shkëmbim në mes te Gomez dhe mesfushorit të tyre, Samuel Castijello.

Castijello nuk ka qenë kurrë zgjidhja e parë në formacionin e kuqezinjve, andaj me shumë mundësi ai do të largohet në këtë afat kalimtar.

Në anën tjetër edhe Papu Gomez, i cili u transferua te Sevilla në janar të këtij viti, nuk po mundet të fitojë vendin e titullarit në klubin andaluzian dhe dëshiron një rikthim në Itali, aty ku dhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Milan-i provoi ta marrë argjentinasin që në janar, por Atalanta vendosi kusht që ai të shitet vetëm jashtë Italisë, megjithatë tani Maldini ka nisur kontaktet me drejtuesit e Sevillas, të cilëve u ka ofruar një shkëmbim kokë më kokë me Castillejon.

Te Sevilla do ta mirëprisnin ndoshta një shkëmbim të tillë, për shkak se Castijello ka luajtur edhe më herët në La Liga, te Villareal dhe Malaga.

Në anën tjetër, 33-vjeçari Gomez, ka qenë për tetë sezone pjesë e Serie A, i cili është aktivizuar në radhët e Atalantës, andaj një shkëmbim i tillë, pritet të jetë i kënaqshëm për të dy palët.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore