Shqipëria

Meloni letër Berishës: Fitorja e qendrës së djathtë të shërbejë si shpresë për partitë konservatore në Evropë


Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë, i ka dërguar një letër falënderimi ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kjo vjen pasi ai e uroi për fitoren në zgjedhjet që u zhvilluan disa ditë më parë.

Ajo shprehet në letër se fitorja e partisë së saj, duhet të shërbejë si shenjë shprese për të gjitha forcat konservatore në Evropë për të mos u ndalur kurrë.

“Shpresa ime është që fitorja e ‘Vëllezërve të Italisë’ dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta”, shkruan ajo.

Dhe se afërsia e partisë së saj “Vëllezërit e Italisë” me Partinë Demokratike është historike dhe shumë e rëndësishme.

“Afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet rruga evropiane e Shqipërisë”, vijon Meloni.

Kryeministrja italiane e sapozgjedhur e mbyll letrën duke thënë se mbështetja për këtë rrugëtim të vendin tonë do të jetë maksimale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore