Lajme

Marshim në Tunizi me kërkesën për lirimin e të arrestuarve


Tunizianët kanë zhvilluar një marshim me kërkesën për lirimin e të arrestuarve gjatë protestave që filluan në Tunizi për shkak të kushteve socio-ekonomike.

Marshimi u organizua në të njëjtën ditë me 8 vjetorin e atentatit ndaj Chokri Belaid, sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike Patriotike në Tunizi.

Forcat e sigurisë në kuadër të masave të sigurisë intensive mbyllën kafenetë, restorantet dhe dyqanet në bulevardin ‘Habib Burgiba’ në qendër të kryeqytetit dhe rrugët drejt qendrës së kryeqytetit.

Gjatë marshit pati përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve.

Protestuesit krahas lirimit të të arrestuarve për shkak të protestave, bënë thirrje edhe për zbulimin e autorëve të atentatit të kryer ndaj Belaid më 6 shkurt 2013.

Sami Tahiri, zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Sindikatave të Përgjithshme të Punës në Tunizi (UGTT), u shpreh se “praktikat e kryera përpara protestës në bulevardin ‘Habib Burgiba’ janë të çuditshme. Protestuesit kanë ardhur të kërkojnë zbulimin se nga kush është vrarë Belaid 8 vite më parë”.

Tunizianët në protestë

Protesta dhe përleshje me policinë tuniziane, në kryeqytetin Tunis dhe në 15 qytete të tjera kanë filuar me 19 janar. Trazirat kanë ardhur si pasojē e krizës ekonomike të paprecedentë në të cilë gjendet Tunizia.

Tunizianët protestuan jashtë parlamentit ndërsa ligjvënësit votuan qeverinë e re. Të rinjtë ishin ngritur pёr tё protestuar ndaj varfërisë dhe mungesës së vendeve të punës. Një demonstrues mbeti i vdekur dhe qindra të tjerё u burgosёn.

Ndёrkohё kryeministri, Hichem Meçiçi, njoftoi një riorganizim të qeverisë në mes të trazirave.

Ai premtoi se ekipi i ri do të përqendrohej në reforma të thella për të krijuar vende pune dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës në Afrikën Veriore. Kjo e fundit ndodhet në krizë ekonomike të thelluar që prej pandemisë së coronavirusit.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore