Lajme

Maqedonia e Veriut: 9 të vdekur e 355 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 9 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 355 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 3 mijë e 42 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 2 mijë e 308 pacientë duke thyer edhe një rekord të të shëruarve.

Nga Termini Im gjithashtu janë raportuar edhe 6 persona të vdekur nga data 31.08.2021 deri më 01.12.2021.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 6 mijë e 69.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 481 mijë e 925 testime të Covid-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 217 mijë e 25 pacientë, ndërsa të shëruar 203 mijë e 325, kurse vdekje 7 mijë e 631.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore