Lajme

Maqedonia e Veriut: 8 të vdekur e 326 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 8 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 326 raste të reja.

Sipas regjistrit nga Termi Im i personave të vdekur, janë raportuar 6 persona të vdekur nga COVID-19 mes datës 25.10-11.12.2021.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 2 mijë e 562 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 242 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 5 mijë e 498.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 509 mijë e 665 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 220 mijë e 169 pacientë, ndërsa të shëruar 206 mijë e 903, kurse vdekje 7 mijë e 768.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore