Lajme

Maqedonia e Veriut: 7 të vdekur e 292 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Maqedonia e Veriut po përjeton një valë të ashpër të virusit COVID-19 dhe vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 persona, derisa janë regjistruar 292 raste të reja.

Nga ky numër 45 janë ri-infektime me virus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 2 mijë e 410 testime për COVID-19.

Janë regjistruar gjithsej 303 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 2 mijë e 230.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 913 mijë e 11 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 300 mijë e 398 pacientë, ndërsa të shëruar 289 mijë e 64, kurse vdekje 9 mijë e 104.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore