Lajme

Maqedonia e Veriut: 12 të vdekur e 377 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 12 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 377 raste të reja.

Sipas regjistrit nga Termi Im i personave të vdekur, është raportuar një (1) person i vdekur nga COVID-19 me datë 06.12.2021.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 3 mijë e 608 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 307 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 5 mijë e 677.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 500 mijë e 87 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 219 mijë e 100 pacientë, ndërsa të shëruar 205 mijë e 700, kurse vdekje 7 mijë e 723.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore