Lajme

Maqedoni e Veriut: Firmoset marrëveshja, Alternativa hyn në Qeverinë e Zaevit


Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, nënshkruan marrëveshjen zyrtare për hyrjen e Alternativës në Qeveri, raporton Alsat M.

Zaev tha se kjo marrëveshje nënshkruhet për të pasur një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, bisedimet me Bullgarinë dhe për të vazhduar luftën kundër COVID19.

“Firmosëm marrëveshjen për të pasur një shumicë të qëndrueshme në parlament edhe në qeveri. Këtë na e kërkojnë qytetarët dhe ne e arritëm. Kjo marrëveshje është në interes të qytetarëve”, potencoi Zaev.

“U morëm vesh se në këtë moment është shumë e rëndësishme që të kemi një garanci që vendi të shkojë para deh të ketë vazhdimësi për të çelur integrimet me BE-në për të vazhduar bisedimet me Bullgarinë dhe luftën kundër COVID-19”.

Pas ujdisë zyrtare mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Gashi, për hyrjen në Qeveri të kësaj të fundit, Zaevi theksoi se Alternativës i janë besuar 3 ministri, tre zëvendësministri dhe shumë Institucione dhe agjenci të vendit.

Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Ministrinë e Diasporës, pa resor.

Gjithashtu i janë besuar edhe 3 zëvendësministri: Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, Zëvendësministrin e Kulturës dhe Zëvendësministrin e Bujqësisë.

Institucionet më të rëndësishme i janë dhënë: MEPSO, Fondin Pensional dhe Invalidor, Hekurudhat e Maqedonisë, Klinika e Tetovës, Agjencia e Investimeve të Huaja dhe rreth 40 të tjera.

Mbrëmjen e 31 tetorit VMRO-DPMNE shpalli fillimisht fitoren në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

Socialdemokratët e LSDM, nuk komentuan rezultatet, por veç procesin. Ndërsa, kryetari i kësaj partie dhe njëkohësisht kryeministri i vendit, Zoran Zaev, dha dorëheqjen!

Më 11 nëntor, këta të fundit, provuan të rrëzonin Zaevin me anë të një mocioni mosbesimi. Mirëpo, VMRO=DPMNE ia dolën, pas tërheqjes në minutë të fundit nga një prej deputetëve të lëvizjes Besa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore