Sport

Liverpool-i ngec përsëri


Liverpool-i i teknikut gjerman, Jurgen Klopp, duket se nuk është në formën e tij më të mirë dhe këtë e vërtetojnë rezultatet e marra. Për të dytën ndeshje radhazi, të kuqtë, nuk arrijnë që të shkojnë më shumë se barazimi.

Pasi ngeci në shtëpi kundër West Brom-it të vendin të 18 në tabelën e renditjes, në një barazim 1-1, skuadra e Klopp, kësaj radhe ka ngecur kundër Newcastle, të vendit të 14, në një barazim pa gola.

Liverpool-i në përballjen me Newcastle kishte të disponueshme pothuajse të gjithë yjet e ekipit, përveç mungesave të sigurta të Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez, për shkak se kanë pësuar dëmtime të rënda.

Duket se tredhëmbëshi Mane-Firmino-Salah, nuk është më ai i pari, që tregonin vazhdimësi në sfidat e luajtura duke shënuar çdo ndeshje.

Pas ndeshjes Klopp deklaoi;

“Liverpool-i luajti super futboll. Ne gjetëm shumë zgjidhje sot në lojë, krijuam shance shumë të mëdha, por mua më pëlqeu loja”

Në krahun tjetëër, vendasit e Newcastle, ishin të lumtur me pikën që morën, pasi patën dy ndeshje të mëdha rresht, kundër Manchester City-t të humbur 2-0 dhe përballë Liverpool-it ku ja dolën të rrëmbenin një pikë të artë./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore