Stil

Lindsay Lohan njofton fejesën e saj të radhës


Lindsay Lohan - Aktore dhe këngëtare

Aktorja dhe këngëtarja e famshme amerikane, Lindsay Lohan së fundmi është fejuar me biznesmenin, Bader Shammas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lohan, përmes një postimi në mediat sociale, ku dyshja shihen bashkë, ndërsa në sy më shumë se gjithçka tjetër, bie unaza e fejesës.

Fotografi e publikuar nga Lindsay Lohan në Instagram.“Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”, ka shkruar Lohan ylli i hitit “Rumors”.

Çifti tashmë i fejuar, Lohan dhe Shammas, shihen të lumtur në fotografitë e publikuara, teksa me plot krenari tregojnë hapin e rëndësishëm.

Shammas punon në pozitën e zëvendës presidentit të “Credit Suisse” në Dubai, ndërsa Lohan është zhvendosur atje në shtatë vjetët e fundit.

“Credit Suisse” është një kompani udhëheqëse e shërbimeve financiare, që këshillon klientët në të gjitha aspektet e financës, në të gjithë globin dhe gjatë gjithë kohës.

Fotografi e publikuar nga Lindsay Lohan në Instagram.

Dyshja janë në lidhje qe më shumë se 24 muaj dhe për dallim nga Lohan, e cila numëron afro 10 milionë ndjekës në rrjete sociale, i fejuari i saj, Shammas duket se preferon privatësinë. Ai në llogarinë e tij të Instagram, pos që ka profil privat, numëron vetëm 600 ndjekës.

Në anën tjetër, kjo shënon fejesën e dytë të Lohan, pas ndarjes nga Egor Tarabasov në vitin 2018 – një milioner rus me të cilin ajo kishte planifikuar edhe të martohej.

Lindsay Lohan dhe Egor Tarabasov.

Ndërkaq, në planet e Lindsay Lohan është një film kushtuar Krishtlindjeve, i cili do të jetë prodhim i Netflix, por që aktorja nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth këtij prodhimi kinematografik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore