Sport

La Liga/ Sprinti final


Kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në fund të La Liga-s, e cila po prodhon luftën më të ashpër për titull në dekadën e fundit.

Katër skuadra të ndara me vetëm gjashtë pikë. Deri në fund, ndeshen aktualisht i pari me të tretin dhe i dyti me të katërtin.

Sot vjen në aksion Real Madrid-i, që para gjysmëfinales së Champions-it, pret Betis-in në “Alfredo di Stefano”.

Skuadra e Zidane-s në këtë ndeshje vjen pa Kroos-in, Ramos-in, Lucas-in, Valverde-n dhe Mendy-n.

Në dispozicion të trajnerit francez është kthyer Eden Hazard pas rreth një muaj jashtë fushave, dhe po ashtu kroati Luka Modric pas dy ndeshjeve mungesë.

Te Betis mungojnë Camarasa, Martin, Tello dhe Fekir.

Ndeshja e parë e sezonit përfundoi me fitore të Real Madrid-it 2-3 në “Benito Villamarin”.

Në orën 21:00, Real Madrid do të kërkojë të mbajë hapin me Atletico-n, Barcelona-n dhe Sevilla-n me anë të një fitoreje.

Ndeshjet tjera të ditës në Spanjë janë:

Elche-Levante, 14:00

Valladolid-Cadiz, 16:15

Valencia-Alaves, 18:30

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore