Sport

La Liga/ Sevilla merr tri pikët, Valencia ndahet në paqe me Bilbao-n


Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e radhës në La Liga spanjolle. Në ndeshjen e orës 16:15, Valecnia ka barazuar me Athletic Bilbao-n. Në atë të orës 18:30, Sevilla ka triumfuar përballë Espanyol-it.

Ndeshjet u luajtën për llogari të javës së shtatë në La Liga. Më herët Atletico Madrid-i humbi përballë vendasve të Deportivo Alaves-it 1-0.

Valencia ka marrë një pikë me shumë vlera përballë Bilbao-s pas atij barazimi në shifrat 1-1.

Pjesa e parë e takimti u mbyll me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë erdhën dhe golat. Fillimisht shënuan miqtë në të 69 minutë. Alex Berenguer-i kaloi në avantazh Bilbao-n.

Në minutën e 82, Valencia mbetet me 10 lojtarë në fushë, pas kartonit të dytë të verdhë të Maximiliano Gomez-it. Por, kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me fitoren e miqëve, nuk mendoi kështu Marcos de Sousa.

24-vjeçari barazilian shfrytëzojë maksimalisht topin e dhënë nga Gonçalo Guedes-i dhe barazoi takimin në të 90+5 minutë.

Një pikë për Valencian dhe një pikë për miqtë nga Bilbao. Përkatësisht në renditjen e përgjithshme, vendasit kanë 11 pikë. Një pikë më pak kanë miqtë.

Në ndeshjen tjetër, Sevilla ka triumfuar me rezultatin 2-0 përballë Espanyol-it të Keidi Bares. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë luajti 90 minuta të plota, duke bërë një paraqitje të mirë.

Vendasit e Sevilla-s shënuan nga një gol për çdo pjesë loje. Fillimisht shënoi, Youssef En-Nesyri në të 13 minutë. Ndërsa, goli që vulosi rezultatin do të vinte tre minuta nga përfundimi i kohës së rregullt të takimit. Rafa Mir, ishte lojtari që vulosi shifrat e takimit.

Edhe pse Sevilla mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e 65, pas daljes me karton të kuq të Thomas Delaney-t, miqtë ishin të pafuqishëm për të shënuar.

Tri pikë për Sevilla-n që e shikon veten në vendin e dytë pas Real Madrid-it me 14 pikë. Espanyol-i mbetet me gjashtë pikë dhe në vendin e shtatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore