Sport

La Liga nënshkruan marrëveshje me CVC për 2.7 miliardë euro, buzëqesh Barcelona


La Liga spanjolle ka nënshkruar kontratën e re strategjike me fondin e investimeve CVC Capital Partners. Një kontratë e cila do u shpërndajë klubeve 2.7 miliardë euro dhe Barcelona do të përfitojë 250-280 milionë euro, çka do lehtësonte marrëveshjen me rinovimin e Lionel Messi-t.

Lajme të mira vijnë për Joan Laporta-n. Marrëveshja strategjike e arritur nga La Liga dhe fondi i investimeve ndërkombëtare CVC Capital Partners është mrekullia që Barça kishte nevojë.

Tashmë Barcelona do e ketë më të lehtë të regjistroi lojtarët e afruar në verë si: Sergio Aguero, Eric Garcia, Memphis Depay, Emerson Royal dhe mbi të gjitha Lionel Messi-n.

Marrëveshja midis LA Liga dhe CVC do të lejojë që 2.7 miliardë euro të shperndahen në klubet që marrin pjesë në divizionin e parë dhe të dytë.

Sipas “Goal” 90% e parave nga marrëveshja do të shkojnë në formë huaje te klubet, me mundësi shlyerje për 40 vjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore