Lajme

Kurti: “Fondi i Ekselencës” do të përshpejtojë reformën në sektorin publik


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në takimin lidhur me mekanizimin që do të themelojë Qeveria, “Fondi i Ekselencës”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti diskutoi për mbështetjen e mundshme nga donatorët.

“Një fond i tillë do të mbështesë iniciativat tona të shumta zhvillimore, do të përshpejtojë reformën në sektorin tonë publik dhe do të na ndihmojë të arrijmë objektivat tona prioritare si vend”, tha Kurti.

Ai gjatë këtij takimi theksoi përkushtimin ndaj reformave dhe vizionin e Qeverisë për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm dhe të shpejtë.

“Dikush mendon që ky synim është shumë ambicioz, por kështu janë ëndrrat dhe shpresat e qytetarëve tanë”.

“Po, ne mund të mbërrijmë përmirësime kozmetike aty këtu, por jo transformimin që i duhet vendit tonë”.

“Fondi i Ekselencës”.

Përveç kësaj, kryeministri rikujtoi që për punësimin në pozitat e larta në institucione publike është intervenuar në përmirësimin e përbërjes së komiteteve vlerësuese, që më parë përbëheshin vetëm nga zyrtarët publikë dhe tani aty bëjnë pjesë edhe specialistë të sektorit privat.

“Aktualisht jemi në procesin e përditësimit të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit (SKZh) dhe objektiv yni është konsolidimi dhe integrimi i të gjithë mekanizmave të rëndësishëm të planifikimit në një plan të vetëm”, deklaroi kryeministri Kurti.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve janë paraparë katër shtylla kryesore: rritja e shpejtë dhe e qëndrueshme ekonomike, zhvillimi i barabartë njerëzor, siguria dhe sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë.

Kryeministri Albin Kurt, gjatë ditës së marte ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ofrojë një pako masash që u vijnë në ndihmë qytetarëve pas rritjes së çmimeve në vend, teksa ka bërë thirrje për durim dhe qetësi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ashtu si vendet e tjera në botë, edhe Kosova i është ekspozuar një inflacioni që kryesisht “vjen si rezultat i katër faktorëve”.

“Po punojmë që ditëve në vijim të kemi një pako masash që u vijnë në ndihmë qytetarëve”, ka shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore