Lajme

Kurti e Gërvalla udhëtojnë në Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë


 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të premten e 18 shkurtit udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë e cila do të mbahet në Mynih.

Në njoftimin për medie, nga zyra e kryeministrit, bëhet e ditur se në këtë vizitë, Kurti do të shoqërohet nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Pas konferencës, Kryeministri Kurti dhe Ministrja Gërvalla do të qëndrojnë në Mynih për tri ditë me radhë.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe do të zhvillohen takime të ndryshme bilateral, pa dhënë më shumë detaje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore